Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi sot ambientet e spitalit COVID-3.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë 150 shtretër dhe një njësi e reanimacionit nëse do të ketë nevojë sipas protokolleve spitalore.

“Struktura e re e COVID-3 është e përfunduar në aspektin fizik dhe të burimeve njerëzore.

Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat shumë i rëndësishëm për këta pacientët dhe pajisja me respiratorë në terapinë intensive, dhe trajnim prej disa kohësh i burimeve njerëzorë”, tha mjekja Najada Çomo, ndërsa shtoi se dy spitalet COVID kanë ende kapacitet pritës ndaj për momentin nuk ka nevojë për të hapur këtë spital.

Por ministrja e Shëndetësisë shtoi se me numrin në rritje të rasteve me COVID ky spital mund të hapet duke nisur nga java tjetër.

“Spitalet COVID 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi.

Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, shkroi më herët në Facebook kryeministri.

VERITAS.COM.AL/