-Ministria thotë se ka qenë me NATO-n. Por kjo nuk ta heq të keqen si spiun. Tusk është president i KE, por i kërkuar nga gjykata e vendit të tij, Poloni-

Artur Meçollari, emri i të cilit shfaqet në listën e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë,  me status ‘ish zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes’. Ai është pushuar nga puna në Ministri si ‘spiun’. Vendimin për largimin e tij nga Ministria e Mbrojtjes e ka firmosur ministri Arben Imami.

Frima e Imamit daton 4 tetor 2012. Motivi i largimit të tij nga Ministruia e Mbrojtjes është formuluar si ‘aktivitet spiunazhi në dëm të interesave të vendit’.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sot menjëherë pas denoncimit nga zoti Berisha, duke thënë se zoti Meçollari ka punuar në misionet e NATO-s dhe se ‘ka certifikatë sigurie’. Asnjëra nga arsyetimet nuk e liron Ministrinë e Jashtme nga përgjegjësia për caktimin e Meçollarit në grupin e negociatorëve; sepse qenia në misionet e NATO-s nuk do të thotë se nuk ka përgjegjësi ndaj vendit.

Raste si ky ka me mijëra në botën Perëndimore, ku nëpunës  funksionojnë në misione të huaja, por përgjigjen nëse dëmtojnë interesat e vendit. Më i fundit dhe i një niveli të njohur është çështja ‘Tusk’. Donald Tusk është president i KE, por njëkohësisht i kërkuar në vendin e tij për krimin e vrasjes ndaj ish- presidentit të vendit të tij, Poloni.

Veritas.com.al/