Gjatë kthimit dje nga vizita zyrtare në Kinë, Kryeministri Rama është fotografuar në avion nga gazetari Artan Hoxha duke udhëtuar me ‘Business Class’.E në fakt, në këtë mënyrë përgënjeshtrohet vet Kryeministri, kur para disa javësh Kryeministria në një deklaratë thoshte se kreu i Qeverisë shqiptare udhëton me ‘Economy Class’.
Ajo që bie në sy është edhe prezenca e kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit duket se ka qenë pjesë e delegacionit që shoqëronte Kryeministrin Rama gjatë vizitës disa ditore në Kinë. Gazetari Artan Hoxha shkruan në Facebook se Kryeministri u shqetësua disi për fotografinë.