Senatori Republikan i Iowa, Steve King ka shkaktuar një valë debatesh në gjithë spektrin politik. Të shtunën ai postoi në Twitter se “Ne nuk mund ta restaurojmë civilizimin tonë me bebet e dikujt tjetër…”

Mesazhi i tij në Twitter tërhoqi vëmendjen dhe një ndëshkim intensiv që nga brenda partisë së tij, duke përfshirë edhe Republikanin Carlos Curbelo, i cili i shkroi King: “Çfarë nënkupton me këtë, saktësisht? Mos më kualifikon edhe mua si bebe të dikujt tjetër?”.

Steve King e shtoi dyfish ndjeshmërinë politike gjatë një interviste të dhënë sot me Chris Cuomo në programin “New Day today” të CNN, duke bërë thirrje për një Amerikë “homogjene”.

Republikani Carlos Curbelo (R-FL), i cili është fëmijë i një emigranti Kuban, është pjesë e një grupi të vogël Republikanësh që u përgjigjen menjëherë duke e sulmuar King si racist, duke shtruar pyetje në Twitter-in e tij “A më kualifikoni edhe mua si “beb të dikujt tjetër”?”

Por ish lideri i KKK leader, një supermacist i bardhë, dhe ish anëtar i GOP në Louisiana e vlerësoi twitter-in si provë që “gjendja e shëndoshë mbrtëron mbi të gjitha” në Distriktin Kongresal të 45 në Ioëa (të cilin e përfaqëson King).

King gjithashtu mori vlerësime nga lideri nacionalist i bardhë, Richard Spencer.

 

/Veritas.com.al/