Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, që do të jetë edhe stacioni i tyre i protestës masive që zhvillohet në të gjitha Universitetet e vendit.

Ata kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe nga të gjitha fakultetet në Tiranë . Duke parakaluar në Bulevard para kryeministrisë kanë shpërthyer në ovacione dhe thirrje për kryeministrin Edi Rama.

Protestën e kanë nisur me Himnin Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Veritas.com.al/