Chris Ciaccia | Fox News

COVID-19, sëmundja që ka shkaktuar pandeminë e koronavirusit, është një sëmundje e frymëmarrjes që ka simptoma që mund të përfshijnë lodhje, kollë të vazhdueshme dhe ethe. Sidoqoftë, studiuesit në Spanjë besojnë se ata kanë zbuluar një simptomë tjetër —lezione në këmbë.

Sipas një deklarate nga Këshilli i Përgjithshëm Spanjoll i Kolegjeve Zyrtare Podiatriste, lezionet përshkruhen si të ngjashme me ato që shihen te lija e  dhenve dhe mund të shihen kryesisht në këmbët e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ato janë vërejtur edhe te disa të rritur.

“Eshtë një gjetje kurioze që filloi dje të përhapet në fushën e kujdesit shëndetësor, në mesin e dermatologëve dhe podiatristëve,kryesisht: të njëjtat simptoma janë zbuluar gjithnjë e më shumë te pacientët me COVID -19, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, megjithëse disa raste janë zbuluar edhe në të rriturit ”, thuhet në deklaratë. “Këto janë lezione në ngjyrë vjollcë (shumë të ngjashme me ato të lise se dhenve, fruthit ose morthi) që zakonisht shfaqen rreth gishtërinjëve dhe që shërohen zakonisht pa lënë shenja në lëkurë.”

Lezionet janë gjetur në Itali, Francë dhe Spanjë, shtuan studiuesit.

Deklarata shtoi një link të një dokumenti hulumtues nga Federata Ndërkombëtare e Podiatristeve, duke përmendur në mënyrë specifike një rast të një djali 13-vjeçar me lezione dhe pa simptoma të tjera të virusit.

Si i tillë, është e mundur që lezionet mund të jenë një shenjë paralajmëruese e virusit, me këshillin që u bën thirrje anëtarëve të tij të jenë “shumë vigjilentë” në zbulimin e asaj që mund të jetë “një shenjë e zbulimit të COVID-19 që mund të ndihmojë në shmangien e përhapjes”.

VERITAS.COM.AL/