Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë gjithë vendin prej mbrëmjes së djeshme.Ndërkohë u shënua dhe viktima e parë në Dibër.
Një 27 vjeçar humbi jetën duke pastruar kanalet që çojnë në furnizimin me ujë të çentraleve Lura 1 dhe Lura 2 .
Si pasoje e reshjeve të shiut dhe prurjeve të mëdha dyshohet të jetë mbytur Adil Vladi 27 vjeç banues ne fshatin Lure. Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen e tij.