Luis Suarez nuk po ndalet së kafshuari lojtarët në fushën e blertë. Mediat spanjolle kanë raportuar se Suarez ka kafshuar me dhëmbë edhe bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Neymar Jr.
E gjithë ngjarja ka ndodhur me rastin e festimit të shënimit të golit të shtatë kundër Valencias në kuadër të takimit të parë të gjysmë-finales së Kupës të Mbretit, kur uruguaiani e kafshon sulmuesin brazilian në krah. Kujtojmë se në të kaluarën Suarez kishte kafshuar Giorgio Chiellinin (Italia) si dhe Branislav Ivanovic, shkruan tg.