Pas një numër rekord agresionesh seksuale në një festival rock-u javën që lamë pas, një humoriste hedh një ide për 2018 raporton “Le Figaro”.

Në Suedi mund të krijohet në  2018 një festival ku ndalohen burrat, dhe kjo deri sa “të GJITHE burrat të mësojnë të sillen siç duhet nëpër koncerte” Kjo është një ide e hedhur nga një humorist, Emma Knyckare, siç përcjell Le Figaro . Kjo suedeze 29 vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale idenë e krijimit të një festivali muzikor që do t’u rezervohej vetëm grave për të luftuar kundër lumit të përdhunimeve dhe agresioneve seksuale në koncerte. Propozimi ka shkaktuar reagime të shumta.

Prej disa kohësh, Suedia po përballet me një shtim shqetësues të numrit të përdhunimeve dhe sulmeve seksuale gjatë festivaleve. Javën e kaluar, festivali i rock-ut të Bråvalla në Norrköping në jug të Stockholmit regjistroi një record të trishtë, shpjegon Le Figaro.

Brenda dy ditëve janë regjistruar pesë denoncime për përdhunime dhe pesëmbëdhjetë për sulme seksuale. Për themeluesin dhe drejtorin e festivalit, Folkert Koopmans: “përdhunimet po shumëfishohen në të gjithë festivalet në Suedi. Ky është një problem I rëndë social në vendin tonë.” Për 2018, drejtuesit e Bråvallas i kanë rënë shkurt, nuk do të ketë festival.

Në këtë kontekst, iniciativa e Emma Knyckare është pritur mirë. Në rrjetet sociale, “vullnetarë, specialistë të komunikimit, profesionistë të produksioneve të koncerteve, regjisorë e teknikë, specialistë të sigurisë i kanë ofruar asaj gadishmërinë tyre.” shpjegon Le Figaro. Humoristja i ka falenderuar dhe ka shpjeguar: “Do të mbledh një grup producentësh dhe do t’ju njoftojmë për gjithçka pas pushimeve. Na duhet të kemi me vete në këtë iniciativë edhe grupe muzikantësh.

Veritas.com.al/