Koment nga: faktor.al/

Gjeneral major iranian Qasim Sulejmani, i vrarë nga helikopterët e SHBA në aeroportin e Bagdadit, është përgjegjës për të paktën dy plane sulmi ndaj Shqipërisë, një herë përmes bazave në Gjermani dhe Turqi, në rastin e parë përgatitën biznesmenë e herën e dytë kriminelët të ujqërve gri. Qëllimi ishte të krijonte pështjellim e terror tek shqiptarët që kanë strehuar opozitën iraniane, muxhajdinët.

Nuk është se bota do të jetë më e sigurt pas eliminimit të tij, sepse ka të tjerë më të rrezikshëm në Iran, por ky ishte i paparashikueshëm për vetë lidershipin e regjimit të Iranin. Ai ishte aq ortodox në qëndrime sa që e bënte të vështirë çdo negociatë apo marrëveshje ndërkombëtare për ndalimin e krijimit të bombës atomike.

Kemi bindjen se një pjesë e mirë e lidershipit ushtarak e të inteligjencës iraniane janë të lumtur që nuk e kanë më nëpër këmbë. Tani i kanë duart e lira, edhe për të arritur në marrëveshje me perëndimin.

I quajtur nga të tijtë Haxhi Qasim, ai kontrollonte  jo vetëm një forcë paraushtarake “Quds” me më shumë se 20 mijë vetë, duke luftuar apo furnizuar luftra në Irak, Siri, Liban e Jemen, por edhe ishte futur në biznesin e naftës, ndërtimit e fabrikave, si dhe punësonte mijëra njerëz besnikë.

Vendimi i presidentit Trump për të hequr qafe Sulejmanit erdhi si pasojë e planeve në zbatim për të goditur ambasadën amerikane në Irak, duke rrezikuar jetën e diplomatëve dhe ushtarakëve.

Po ashtu gjenerali iranian ishte aleat i ngushtë dhe mik i Serbisë, pasi autoritet serbe kanë punuar me të [për shitjen e armëve dhe ndikimin politik në Lindjen e Mesme.

Ai ka qenë përgjegjës direkt dhe direkt për vrasjen e shumë qytetarëve amerikanë dhe evropianë. Një terrorist më pak, një ditë e botës më e sigurt, edhe pse Mogherini nuk do të ishte dakord.

VERITAS.COM.AL/