Një burrë ka qëlluar për vdekje dy oficerë policie dhe një kalimtar në qytetin lindor të Belgjikës, Liège, raporton media Belge.

Policia tha për BBC se agresori është “neutralizuar “dhe se situata tani ndodhet nën kontroll.

Dy oficerë të tjerë policie janë plagosur; njeriu i armatosur që qëlloi mbi policët ka marrë një grua peng- sipas raportimeve.

Incidenti ndodhi sot, e marte në mëngjes, por detajet nuk janë deklaruar akoma. Nuk ka të dhëna mbi motivet e ngjarjes.

Belgjika mbetet në alarm të shkallës së lartë që nga sulmet e vitit 2016 nga Shteti Islamik ku mbetën të vdekur 32 persona.

Veritas.com.al/