Persona të armatosur ka sulmuar një resort turistik në Mali, një resort shumë i populluar. Dy persona kanë mbetur të vdekur- tha ministri i Sigurisë së vendit.

“Ky është një sulm xhihadist. Forcat speciale të Malit kanë ndërhyrë dhe pengjet janë liruar”, ka thënë Salif Traore për AFP.

“Fatkeqësisht, për momentin janë dy të vdekur, duke përfshirë një person Franco-Gabonese.”

Trupat qeveritare u përleshen me njerëzit e armatosur në resortin luksoz ‘Le Campement Kangaba’, në lindje të kryeqytetit Bamako.

Sipas ministrit të sigurisë, “një nga terroristët mundi të arratiset, edhe pse i plagosur” Ai la një mitroloz dhe disa shishe të mbushura me ‘substancë shpërthyese’.

Ministri tha se dy persona të tjerë janë plagosur, duke përfshirë edhe një civil. Sipas ministrit, 32 turistë janë shp[ëtuar nga resorti, raporton Reuters.

Veritas.com.al/