Të paktën 56 persona janë vrarë dhe 67 të tjerë janë plagosur në një kamp strehimi që u krijua për personat që kanë ikur nga kryengritja e grupit terrorist Boko Haram në verilindje të Nigerisë, shkruan BBC.

Shpërthimet ndodhën në një kamp në qytetin Dikwa, diku rreth 80 kilometra në verilindje të Maiduguri, vendlindja e grupit terrorist Boko Haram.

Ky sulm vetëvrasës nga dy femra lanë viktima të shumta, ndër to kishte edhe fëmijë.

Ahmed Satomi nga agjencia shtetërore e menaxhimit, tha se zyrtarët kanë arrestuar një grua tjetër pjesëmarrëse në këtë sulm, e cila ka refuzuar ta detonojë bombën pasi që ajo kuptoi se prindërit e saj, vëllezërit dhe motrat ishin në atë kamp.

Militantët islamik Boko Haram kanë sulmuar objektiva civile por edhe ushtrinë nigeriane, e cila kërkon ta rrëmbejë territorin e kontrolluar nga Boko Haram.

Kampi në Dikwa thuhet se është shtëpi për rreth 50 mijë njerëz të ikur nga dhuna e krijuar në verilindje të Nigerisë.