(Foto: Presidenti Vladimir Putin gjatë një konference për shtyp, më 28 dhjetor 2016, në Kremlin, Moskë).

 

Vëzhgues të shumtë mendojnë se objektivi i ndërhyrjes ruse synonte kryesisht të minonte  besimin në legjitimitetin e zgjedhjeve amerikane, për të dobësuar administratën e ardhshme.

Një raport i CIA-s që ka rrjedhur në shtyp shkon akoma më tej, duke pohuar se Moska i kishte kryer këto operacione me qëllim që të fitonte miliarderi, i cili ka vlerësuar shpesh  herë cilësitë drejtuese të presidentit rus Vladimir Putin.

Këto akuza po bëjnë jehonë deri në Evropë, ku Franca dhe Gjermania duhet të votojnë në 2017.

Kreu i shërbimeve të inteligjencës së jashtme gjermane Bruno Kahl ka folur për “sulme kibernetike që ndodhin për të vetmin qëllim krijimin e pasigurisë politike”, dhe theksoi se Evropa ishte “në qendër të këtyre përpjekjeve për destabilizim”.

/Veritas.com.al/