Policia e Dibrës njofton se pas ngjarjeve të mbrëmshme në KZAZ-në nr.19 në Peshkopi,  janë arrestuar 12 persona, ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 qershor 2019 rreth orës 21:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

“Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla he bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim”, deklaron Policia.

Veritas.com.al/