( FOTO: Suzana Shkreli në një poster profesional)

Me të drejtë këtu në Shqipëri kishte bërë jehonë kandidimi i një vajze shqiptare për Senatin Amerikan. Jemi akoma shpejt për të qenë “të ftohtë” nëse dikush nga ne kandidon “për qejfin e vet” ose këndon, ose i bie mandolinës, ose bën një pikturë diku nëpër shtetet e Botës. Prandaj me të drejtë u gëzua i madh e i vogël në vendin tonë.

Lajmi i humbjes në zgjedhje nuk është dhënë dhe nuk besoj se do të jepet në media. Suzana Shkreli, një vajzë e zonja, e shkolluar mirë dhe e admirueshme në zonën ku banon, vendosi të kandidojë për Kongres. Ajo do të zëvendësonte aktoren e famshme Melissa Gilbert si kandidate Demokrate. Vetë presidenti Obama si i krahut politik të majtë Demokrat, e përshëndeti.

Zonja Shkreli është zëvendës- prokurore në distrikt. Ajo do të kishte përballë kandidatin Republikan Mike Bishop.

Me përfundimin e zgjedhjeve të Martën, Republikani Bishop fitoi 56 për qind të votave, ndërsa Shkreli 39.1 për qind. Votat e tjera u ndanë në parti të vogla.

Megjithatë, për lajmin në Shqipëri, Suzana mbeti simpatike dhe e admirueshme.

Vritas.com.al/