“Do ta këpus në mes Ramën”/ Nuk përmbahet Meta: Unë jam Skraparli, kam lindur 1000 m. mbi nivelin e detit

Ilir Meta ka shpërthyer me kritika ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës i cili në realitet është votëbesuar nga Shqiptarët duke marrë mandatin e tretë radhazi.
Teksa u ndal te akuzat e Ramës për ndryshimin e mbiemrit të tij nga Metaj në Meta, kreu i LSI (Partia e Lirisë) tha se kryeministrin e këputnë mes. 😂😂😂
“Ka hall nëse e kam mbiemrin unë Meta, apo Metaj, nuk e kam denoncuar ndonjëherë babën unë, siç ka bërç ai. Jam krenar që kam lindur 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Jam shumë i lumtur që kam lindur në Skrapar. Do i them çunit të Kristaqit, meqë sot është dhe dita e përkujtimit të Havzi Nelës, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti, ky bën si më i forti, unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes”, tha Meta.