Sot është “kapur” një ton kanabis në një magazinë në periferi të Beratit. Kur thua “kapet” nuk je i saktë; sepse kanabisi tani nuk ka ku fshihet që të kërkohet dhe “kapet”, kanabisi është aq shumë dhe aq i kudondodhur në Shqipëri saqë më shpejt mund të kapësh kanabis se lakër.

Kanabisin nuk e kapi policia, por një informacion i thjeshtë në Prokurori. Me sa duket Polica nuk ëhstë më e besueshme për kanabisin.

Mësohet se fshati ku është gjetur droga, ndodhet në një zonë mes Beratit dhe Skraparit.  Magazina është një hangar i kooperativave bujqësorë të periudhës s komunizmit.

Nuk ka ende informacione në lidhje me persona të arrestuar.

Hetimet në lidhje me këtë sasi të madhe droge janë në vazhdim, ndërsa kishin disa muaj që kishin nisur.

Mësohet se janë shpallur në kërkim 7 persona.

/Veritas.com.al/