Sipas mediave amerikane, kreu i agjencisë përgjegjëse për sigurinë e presidentëve amerikanë do të ishte hequr nga Trump pas “incidentit të fundit te “Mar-a-Lagos”

Nga: Gerry Freda/

Administrata Trump ka njoftuar një alternim në drejtimin e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara (USSS), agjencia e ngarkuar të garantojë sigurimin personal të presidentëve të SHBA.

Ky i fundit së shpejti do të ketë një drejtues të ri, pasi ai qe largohet, Randolph Alles, ka dhënë dorëheqjen kohët e fundit. Ai, ish-gjeneral i trupave marins, ishte emëruar nga manjati në drejtimin e USSS në prill te 2017 dhe kohët e fundit, sipas CBS, do të tjetërsonte simpatitë e eksponentit republikan për shkak të disa “pavëmendshmerive” të kryera nga agjencia në fjalë.

Në këto ditë, në fakt, puna e Alles, shpjegojnë organet e informacionit, do të ishte kritikuar ashpër nga presidenti amerikan pas përpjekjes së ndërhyrjes së një gruaje kineze në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago, Florida. Sipas hetuesve, ajo do të ishte munduar të hyjë në vilën e magnatit për të futur nje paisje në sistemet e survejimit të kompleksit rezidencial.Tentativa per ndërhyrje e gruas do të ishte treguar menjëherë nga Trump si një dëshmi e “vigjilencës së pakët” të ofruar nga zyrtarët e agjencisë të udhëhequr nga Alles.

Sipas mediave kombëtare, dorëheqja e këtij të fundit do të ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e kritikave të ashpra të nisura nga manjati kundër udhëheqjes së BRSS. Teza e “goditjes” te zyrtarit të lartë federal,promovuar nga rrjetet amerikane, megjithatë u mohua nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka prezantuar ne fakt  daljen nga skena  te Alles si një “heqje dorë vullnetare “.

Në fakt,nota në fjalë precizon se ai kishte hequr dorë nga detyra për “motive personale” dhe prandaj Trump nuk kishte urdhëruar ndonjë shkarkim në ngarkim te drejtuesit. Dokumenti vazhdon duke lavdëruar sjelljen e vërejtur deri më tani nga ky i fundit në udhëheqjen e USSS dhe duke theksuar “cilësitë e admirueshme njerëzore” të demonstruara nga zyrtari i lartë në më shumë se dyzet vjet ne shërbimin publik.

Së fundi,e njëjta komunikatë njofton se do te jete James Murray,titullar i pozicioneve prestigjioze të inteligjencës kombëtare, qe do të zëvendesoje Alles ne drejtimin e agjencisë përgjegjëse për sigurinë personale të presidentëve të SHBA.

Veritas.com.al/