Donald Trump shtrëngon dy gjigantët e hi-tech: për Google është një dush i ftohtë i një problemi hipotetik mbi sigurinë kombëtare, ndërsa Apple edhe një here, është ftuar të prodhojë në Shtetet e Bashkuara

Giuseppe Aloisi

Donald Trump është lëshuar përsëri kundër Kinës. Përleshjet gjeopolitike, në këtë rrethanë, ka të ngjarë ti interesojnë ose të paktën të prekin dy gjigandët  e korporatës të botës bashkëkohore.

Gjatë ditës së sotme, ‘The Donald’ ka ngritur atë që në nje kohe te shkurter mund të bëhet një rast: Apple dhe Google kane përfunduar ne shënjestrën e Trump. Mjeti i zgjedhur, siç është tashme praktikë e zakonshme, është ai social: Twitter. Arsyeja – siç është parathene – ka të bëjë me marrëdhëniet, të cilat, të paktën në një nga dy rastet, duhet të verifikohen nga dy multinacionalët e teknologjisë së lartë me Republikën Popullore të Kinës.Duhet edhe të veprohet me anë të disa dallimeve. Krahasuar me Google, në fakt, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se “mund të jenë ose jo frikëra per sigurine kombëtare“. Menjëherë më pas, Komandanti i Përgjithshëm ka shtuar më poshtë, siç raportohet nga Agi: “Nëse ka ndonjë problem, do ta zbulojmë, uroj sinqerisht qe te mos ketë “.

Mund të jetë shpallja e një stuhie që vjen nga SHBA, por do të duhet të pritet për çdo zhvillim eventual. Një diskutim tjetër, pastaj, duhet të bëhet në lidhje me Apple. Modaliteti i komunikimit i përzgjedhur nga udhëheqësi republikan është i njëjtë, ndërsa përmbajtja e reflektimit të tij, që është postimi, lidhet me një nga temat më qendrore për instancat populiste: zhvendosjet: “Apple – ka ngritur zerin njeriu që në nëntor të vitit 2020 do te luaje per tu rizgjedhur – nuk do të marre përjashtime apo ulje tarifash për komponentët e Mac Pro që janë prodhuar në Kinë “. Pastaj, siç u tha nga Lapresse, ka treuar një rrugëdalje: “Prodhojini në SHBA,dhe nuk ka tarifa!” .Nuk behet fjalë për një shpallje krejtësisht te re.

Prodhimi i brendshëm nuk është në krizë, por presidenti dëshiron t’i tregojë votuesve se ai ka bërë maksimumin për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të kthehen po aq të fuqishëm sa edhe sovrane.