E keni të vështirë t’i rezistoni një pjate me patate të skuqura? Nuk është faji juaj! Ju mungon thjesht pakëz stërvitje. Këtë e dëshmon një studim, i botuar në revistën amerikane Nutrition & Diabetes.

Të përzgjedhësh ushqimet e shëndetëshme dhe të varfëra në kalori, është çeshtje e stërvitjes së trurit! Këtë dëshmon një studim amerikan*, i botuar në revistën Nutrition & Diabetes. “Nuk është sçmundje të adhurosh të skuqurat dhe të mos i duash ushqimet më të shëndetëshme si brumrat me grurë të plotë”, tregon Susan B. Roberts, profesore në psikiatri në Universitetin Mjekësor të Tufts në Massachussetts.”Ky kushtëzim është përgjigjja që lidhet me faktin e të ngrënit në mënyrë të përsëritur të ushqimit të pasur me kalori”.

Shkencëtarët vlerësojnë kësisoj se preferencat tona që lidhen me ushqimin përcaktohen në fakt nga zakonet tona. Që këtu buron vështirësia për të ndryshuar reflekset e të ushqyerit kur nisim një regjim ushqimor, për shembull. Për të verifikuar vërtetësinë e kësaj hipoteze, Susan B. Roberts dhe kolegët e saj kanë testuar 13 burra dhe gra mbi peshë. Ideja ishte të fusnin në regjim 6 prej tyre, pa ndryshuar zakonet e të ushqyerit të 5 të tjerëve.

Dhe konstatimi ishte mbresëlënës. Pas gjashtë muajsh, konstatohet se pacientët që ndoqën regjimin nuk reagojnë më në të njëjtën mënyrë kur shohin ushqimet “e shëndetëshme”. Zona të “qarkut të rikompensimit” aktivizohen sakaq, ndërsa ndjeshmëria e tyre për ushqime të pasura me kalori njëkohësisht është zvogëluar.

Për momentin, përgjegjësit e këtij studimi ndonëse mrekullohen për rezultatet e arritura, janë të kujdesshëm për rëndësinë e tij. “Duhen bërë kërkime të tjera në vazhdim, tek më shumë njerëz në një periudhë më afatgjatë dhe të studiohen më shumë zona të trurit”, përfundojnë ata.

 

*Studim i kryer në shtator 2014