Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se mazhoranca kishte në plan të merrte dy anëtarë njëheësh të Gjykatës Kushtetuese.

“Ata nuk kishin plan të rrëmbenin vetëm një, ata kishin plan të rrëmben 2 njëherëshm pastaj edhe ndonjë tjetër. Ata kanë sjellë 6 emra për 4 vende. Prokurorin e vendosën për dy arsye, për të mbylluar atë vendin dhe e dyta se mendonin se ky nuk do ta zgjidhte në këtë mënyrë. Unë thashë më mirë po vë një prokuror që ka bërë punën me përgjegjësi”.

Meta ka rrëfyer në “Opinion” se në kohën kur ziente debati për Gjykatën Kushtetuese ka thirrur në takim kreun e KLP-së, Gent Ibrahimin, të cilit tha se i ka shprehur qëndrimin se gjithçka tjetër mund të përkrahte dhe toleronte por jo me Gjykatën Kushtetuese duke dhënë këtë argument.

Ai tha gjithashtu edhe emrin e ‘pasardhësit’ të tij në krye të shtetit kur u pyet se a do të japë dorëheqjen.

“Ju besoj e njihni kryetarin e KLP Gent Ibrahimin, kërkoj takim me të, pyete çfarë i kam thënë, merrni çfarë të doni, problemi im dhe vija e kuqe e imja është Gjykata Kushtetuese, se Presidenti çfarë ka? Kushtetutën, dhe për këtë SPAK le të hetojë. Të iki unë dhe të bëhet pastaj Batoni President i Shqipërisë, jam betuar deri më 24 Korrik të vitit 2022”. Këta popullin nuk e futin dot në xhep siç kanë bërë me institucionet e tjera. Durim deri në 2 mars.

(F.GJ/FAXWEB.AL)