(FOTO: Besohet se është Judah Ben Samuel).

-Xhozef Fara do të drejtojë turin vjetor WND të Izraelit nga 21 nëntori-.

Disa vite më parë, Ludvig Shnajder, një studiues gjuhe gjerman zbuloi një profeci të mrekullueshme të vitit 1217 nga një rabin i respektuar i quajtur Judah Ben Samuel.

Ai ishte i famshëm në kohën e tij si iniciator i Çasidik Ashkenaz, një lëvizje e misticizmit hebre në Gjermani. Ai themeloi një jeshiva në Regensburg dhe mblodhi shumë nxënës. Legjenda thotë se kur ishte i ri, ai është një harkëtar e shkëlqyer, por dinte pak ose aspak mbi lutjet. Por kur e mori seriozisht besimin e tij, vazhdon legjenda, ai kreu shumë mrekulli. Raportohet gjithashtu se atij i ishte thënë një profeci për vitin e saktë kur do ndoshte rilindja e Izraelit si shtet.

Puna e tij ishte aq e famshme, peshkopi i Salzburgut i kërkoi që të shërbente si profeti i tij.

Për shkak se shkrimet e tija u botuan shumë kohë më parë – para shpikjes së makinës së shkrimit – dhe në gjermanisht, pak kopje kanë mbetur. Por Shnajderi ka një kopje të profecisë së Juda Ben Samuelit për shtetin e Izraelit dhe epokën mesianike dhe ka përkthyer pjesët më kryesore në anglisht dhe në gjuhë të tjera për revistën Israel Today.

Profecia ka të bëjë me ciklin e vitit jubile çdo 50 vjet. Duhet të theksoj se ka shumë diskutime në lidhje me vitin jubile, sepse kjo nuk është vënë re në Izrael që në kohët antike, ndërkohë që asnjë nuk është 100% i sigurt se kur do ndodhë kjo, sipas kalendarit modern hebre.

Megjithatë, vitin që vdiq Judah Ben Samueli vdiq, në 1217, ai parashikoi se Otomanët do të sundonin qytetin e shenjtë të Jeruzalemit për 8 jubile. Tani, kur e mendojmë, ai e bëri këtë parashikim para 300 vitesh, para se turqit të merrnin Izraelin në 1517. Në fakt, perandoria otomane, siç do të njihej më vonë, nuk ekzistonte në vitin 1217.

Sipas Judah Ben Samuelit, 1217 ishte vit jubile. Nëse kishte të drejtë, atëherë edhe viti 1517 ishte vit jubile.

Pikërisht 400 vite pasi turqit morën Jeruzalemin në 1517, ata u dëbuan nga qyteti dhe nga toka e shenjtë në 1917 nga forcat aleate nën komandën e gjeneralit Xhorxh Alenbaj, në Hanukah.

Por bëhet edhe më interesante.

Rabini gjithashtu profetizoi se gjatë jubileut të 9, Heruzalemi do të ishte toka “pa zot”. Kjo ndodhi pikërisht nga viti 1917 deri në 1967, për shkak se Toka e Shenjtë u qeveris nga britanikët, sipas Lidhjes së Kombeve dhe teknikisht “nuk i përkiste” askujt. Edhe pas luftës së Izraelit për pavarësi në vitet 1948-1949 Jeruzalemi ishte akoma i ndarë nga një rrip toke që kalonte në zemër të qytetit, ku Jordani ishte qendër e pjesës lindore dhe Izraeli qendër e pjesës perëndimore.

Ai rrip toke quhej dhe madje u quajt “toka pa zot” nga Izraelitët dhe jordanezët.

Vetëm në Luftën Gjashtë Ditore në vitin 1967, kur bregu perëndimor i tokës së shenjtë u pushtua nga ushtria izraelite, i gjithë qyteti i Jeruzalemit kaloi nën qeverisjen e Izraelit. Edhe një herë profecia e rabinit e bërë 750 vjet më parë u përmbush një më një.

Do të ishte vërtet domethënëse nëse vitet 1917 dhe 1967 të ishin vite jubile, duke parë rëndësinë e asaj që ndodhi në Jeruzalem në këto vite. Por bëhet akoma më interesante.

Rabini gjithashtu profetizoi se gjatë jubileut të dhjetë, Heruzalemi do të ishte nën kontrollin e hebrenjve dhe do fillonte fundi i kohës mesianike. Jubileu i dhjetë filloi në vitin 1967 dhe do të përfundojë në 2017.

Çfarë presim të ndodhë në vitin 2017? Po jua lë ta imagjinoni vet.

Por një gjë është e sigurt: Judah Ben Samuel bëri disa profeci të mrekullueshme që u vërtetuan. Na duhet të presim deri vitin tjetër për të parë nëse parashikimi do të përmbushet.

Merrni librin e ri të Joseph Farah-s “The Restitution of All Things: Israel, Christians, and the End of the Age” dhe mësoni më shumë për rrënjët herreje dhe të besimit kristian dhe të ardhmen tuaj në mbretërinë e perëndisë.