Mga: Andy Wells/  

Boris Johnson sic thuhet refuzon të kërkojë falje për komentet e tij për burkën – pavarësisht nga një qortim i fortë nga Kryeministrja.

Ish-ministri i jashtëm Z. Johnson shkaktoi zemërim me një artikull gazete që krahason gratë me fytyre te mbuluar me vel me vjedhësit e bankave

Kryetari i Partisë Konservatore Brandon Lewis tha dje se zoti Johnson duhet të kërkojë falje pas një breshëri kritikash mbi komentet, të cilat u etiketuan si ‘fanatizëm’ nga ish kryetarja e Tory-t Baroness Warsi.

 Theresa May i ka bërë thirrje Boris Johnson që të kërkojë falje për komentet e tij për burkën (Rex)

Tani, Theresa May ka thënë se ajo pajtohet me zotin Lewis, duke rritur presionin ndaj zotit Johnson, i cili deri më tani ka refuzuar të kërkojë falje dhe hodhi poshtë kritikët e tij duke I quajtur ‘qesharake’.

Ajo tha: “Unë mendoj se ne të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me gjuhën dhe termat që përdorim.

‘Dhe disa nga termat që Boris përdori për të përshkruar paraqitjen e njerëzve sigurisht qe i kanë ofenduar. Kështu që unë pajtohem me Brandon Lewis.

“Ajo që është e rëndësishme është që a besojmë ne se njerëzit duhet të kenë të drejtën për të praktikuar fenë e tyre dhe, në rastin e grave, burkës dhe niqabit, të zgjedhin se si vishen.

“Unë besoj se gratë duhet të jenë në gjendje të zgjedhin se si ato te vishen”.

Fisniku i Tory-t Lord Pickles gjithashtu bëri thirrje për zoti Johnson të kërkoje falje, por hodhi poshtë sugjerimet që komentet e tij ishin të krahasueshme me fjalimin e Rivers of Blood (lumenj gjaku) të Enoch Powell.

Zoti Johnson tha se burka nuk duhet të ndalohet – por u kritikua që përshkroi gratë që i mbanin ato si “kuti postare”.

Ish ministri i kabinetit të Tory-t i tha Today: ‘Gjëja me e ndjeshme do të ishte për të te kërkojë falje’.

Kolegu tha se ai nuk i kuptonte motivet e zoti Johnson dhe beri thirrje qe komentet e tij te kishin mbyllur deatin mbi vellot e fytyrës.

Lord Pickles shtoi: “Tani ka tensione që ekzistojnë brenda komunitetit, një shkallë urrejtjeje atje jashte që une nuk e kam pare për shume vite të tera.

“Tani, askush për një çast nuk po sugjeron se kjo është një lloj si fjalimi i Rivers of Blood

‘Kjo është banale në krahasim me atë’.

Pa kërkesë- falje ne te ardhmen, themeluesi dhe presidenti i Forumit Musliman Konservator Lord Sheikh i tha BBC-së se partia duhet të marrë ‘veprime të ashpra’ kundër zotit Johnson.

Kryetari i partisë Tory Brandon Lewis nxiti flakët kur ai i bëri thirrje zotit Johnson për të kërkuar falje.)

Ai tha: ‘Jepini një fshikullime atij. Pse jo? Ai nuk është një super njeri ai është anëtar i partisë.

“Kryetari i partisë, kryeministrja kane të drejtë të marrë kamxhikun … kjo është gjëja që unë do të doja të shihja”.

Ish-kandidatja parlamentare konservatore Shazia Awan-Scully akuzoi zotin Xhonson për ‘anim në të djathtën ekstreme’ dhe tha se ai duhet të shkarkohet.

Ajo i tha Newsnight: ‘Këto komente janë islamofobike. Ato janë kundër myslimanëve dhe unë do te nxisja çdo mysliman të mos votonte për Partinë Konservatore për shkak të qëndrimit të tyre ndaj komunitetit tonë. ‘

Por gruaja konservatore, bashkë-redaktorja Laura Perrins, duke u shfaqur në krah te zonjës Awan-Scully, pretendoi se komentet e zotit Johnson u morën jashtë kontekstit.

ZotiJohnson thuhet se nuk pranoi të tërhiqej

Ajo tha: “Kjo ide që njeriu duhet të përjashtohet nga qyteti është pikërisht një lloj absurdi autoritar që duhet t’i rezistojmë. Nuk është e përgjegjshme. ‘

Naz Shah ministër ne hije i laburistëve i Barazisë, akuzoi Kryeministren që mohon islamofobinë.

Deputeti i West Bradfordit tweetoi: “Një falje nuk është e mjaftueshme, ajo duhet të urdhërojë një hetim të pavarur mbi islamofobinë në partinë e saj, siç kërkohet nga bashkësia myslimane dhe të ndërmarrë veprime kundër tij”.

Një burim i afërt me Johnson bëri të qartë se ai nuk I tërheq komentet e tij.

Kryeministrja tha se komentet e zotit Johnson “kanë ofenduar”.

Ata thanë: ‘Është qesharake që këto pikëpamje po sulmohen – ne nuk duhet të biem në grackën e mbylljes së debatit për çështje të vështira.

“Ne duhet ta hapim debatin. Nëse ne dështojmë të flasim për vlerat liberale atëherë ne thjesht po i japim terren reaksionarëve dhe ekstremistëve ‘.

Duke shkruar në Daily Telegraph të hënën, zoti Johnson tha se nuk donte që Britania të ndiqte vendet evropiane si Danimarka që kanë ndaluar burkën dhe niqabin në vende publike.

Por ai e përshkroi burkën si ‘qesharake’ dhe ‘të çuditshme’ dhe tha se gratë që i mbanin ato dukeshin si kuti letrash ose grabitës bankash.

Veritas.com.al/