Të paktën katër persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi ra këmba e një ure në Florida, afër Universitetit Ndërkombëtar të Floridas në Miami, sipas zyrtarëve.

Ekipet e shpëtimit kanë kaluar gjithë natën në kërkim të viktimave të zëna poshtë rrënojave të strukturës së urës.

Ura prej 862-ton, 174ft (53m) e gjatë, me tetë korsi autostrade , u shemb të Enjten pasdite, duke zënë poshtë saj të paktën tetë makina- sipas Policisë.

Ura sapo ishte ngritur të Shtunën, në bredna vetëm gjashtë orë.

Ajo ishte ndërtuar sipas një metode të quajtur “metodë e përshpejtuar”, me qëllim që të përballohej trafiku i rënduar.

 

Veritas.com.al/