Një autobus i linjës Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët sot në mëngjes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit “Shqiponja” në zonën e Laprakës.

Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të automjetit, ku ndodhet edhe motori.

Paraprakisht dyshohet se shkak i shpërthimit të flakëve ka qenë një defekt teknik në motor.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me shkakun e ngjarjes.

Veritas.com.al/