Policia kanadeze thotë se ka pasur “viktima të shumëfishta” në një breshëri me arme në qytetin lindor të Fredericton, New Brunswick, që nihet edhe si qytet universitar me rreth 60, 000 banorë.

Së paku katër njerëz janë raportuar të vdekur pas një incidenti në një rrugë banimi, Brookside Drive.

Policia tha se publiku duhet të shmangë zonën, ndërsa banorët u këshilluan që “të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer të mbyllura në këtë kohë për sigurinë e tyre”.

“Ne do të japim më shumë detaje sa më shpejt që të mundemi,” tweet-uan ata.

Ky lajm i fundit është duke u përditësuar dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti. Ju lutemi rifreskoni faqen për versionin më të plotë, raporton BBC.

Veritas.com.al/