(FOTO: Tenori Andrea Bocelli)

Pasi u vu nën një presion të madh të fans-ve të tij, tenori italian Andrea Bocelli ka vendosur të mos marrë pjesë në Spektaklin e Inaugurimit të Presidentit Trump si presidnet i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Tenori italian është kërkuar personalisht nga zoti Trump pas performancës së tij në “Madison Square Garden” në New York. Tenorit i është thënë që të mendohet rreth ofertës.

Presidenti Trum është i njohur si fans i madh i këngëtarit të verbër, dhe ka rezervuar që Bocelli të luajë në një festë private në klubin e itj në Florida.

Megjithatë, i ndodhur nën një presion të madh të fansave të tij që kanë pasur përplasje të madhe në median sociale, Bocelli tani ka vendosur të bëjë hap prapa në propozimin që i është bërë.

Tërheqja nga spektakli e Andrea Bocelli, i cili u verbua në moshën 12 vjeç  gjatë një aksidenti në lojë futbolli, mbetet me një plagë në zemër rreth inaugurimit të zotit Trump si President. Fansat e tij kishin bërë thirrje për ta bojkotuar përgjithmonë nëse do të shkonte në Inaugurim.

Komiteti i inaugurimit njoftoi javën e  kaluar se Jackie Evancho, një këngëtare e re që vjen nga spektakli  “America’s Got Talent” para pesë vjetësh, do të këndojë Hymin Kombëtar në ceremoni.

/Veritas.com.al/