Organi Ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë dhe debatojë sot në Nju York për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Në seancën e sotme Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja në Ëashington DC, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiç.

Anulimin e vizitës, Hashim Thaçi e ka arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Kosovë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe.

Bosht i raportit të fundit për zhvillimet në Kosovë, i hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka qenë thirrja për ndalje të dhunës dhe ka akuzuar drejtpërdrejt partitë opozitare