Kanë nisur kërcënimet e para mes Turqisë dhe Greqisë mbi hapësirat territoriale të të dy shteteve. Media greke raporton se avionë të Turqisë kanë ndjekur avionin ku ndodhej ministri i Greqisë, Panagiotis Kouroumblis, ministria e të cilit kontrollon detin dhe ishujt.

Sipas televizionit Alpha, ministri po fluturonte me helikopter nga Megisti për në Strongyli.

Në këtë moment ekuipazhi i helikopterit ka marrë thirrjen “Largohuni menjëherë. Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.

Ekipi i ministrit grek injoroi kërcënimin e Turqisë, dhe helikopteri u ul në ishullin e Strongylisë.

Pas pak minutash Turqis dërgoi avionë luftarak F-16 në Egjeun Lindor.

Njëkohësisht edhe avionët luftarak u ngjitën në ajër nga baza e Kastelit në Kretë.

Veritas.com.al/