Një burrë nga Singapori ka pranuar fajësinë në SHBA se ka punuar si agjent i Kinës Ky është incidenti i fundit në një situatë tensioni në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Jun Wei Yeo ishte akuzuar për përdorimin e këshilltarit politik në ambasadën e Kinës në Amerikë, si një front për të mbledhur informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë.

Nga ana tjetër, SHBA tha se edhe një studiuese kineze që është akuzuar për fshehjen e lidhjeve të saj me ushtrinë e Kinës, u arrestua.

Kina më herët urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

Masa për të mbyllur misionin diplomatik në qytetin jug-perëndimor ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës amerikane të Kinës në Houston.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë për shkak se Kina po “vidhte” pronën intelektuale.

 

VERITAS.COM.AL