Me akuzën “tentativë për blerje vote” tre persona janë ndaluar nga policia e Vlorës.

Në pranga përfunduan shtetasit me inicialet A. A., N. H., dhe G. O., banues në qytetin e Vlorës.

Materialet në ngarkim të tyre ia ka referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Blerjes së votës për subjekte elektorale”.