Një tërmet 4.2 ballë ka tronditur token e Tiranës dhe të Shqipërisë së Mesme rreth mesnatës. Sipas të dhënave, tërmeti e ka pasur epiqendrën 49 km larg qendrës së Tiranës, në lindje të saj, që përkon me zonen afër kufirit me Maqedoninë. Thellësia e tokes vlerësohet në dy kilometra. Deri me tani nuk ka raportime per dëme .

Këto janë lëkundjet e para të tërmetit pas atyre që tronditen Italinë rreth një muaj më parë.  Shqipëria bën pjesë në zonën me sizmitet të lartë.