Nga Ali Kucukgocmen dhe Daren Butler

STAMBOLL (Reuters) – Një tërmet i moderuar me magnitude 5.7 tronditi ndërtesat dhe dëmtoi dy xhami në Stamboll të enjten, duke plagosur lehte tetë persona dhe duke bërë që banorët të dalin nga ndërtesat.

Dëshmitarët në qytetin prej 15 milion banorësh, më i madhi i Turqisë, kanë dëgjuar ndërtesat te lëkundeshin dhe thanë që disa zyra dhe shkolla janë evakuuar përkohësisht. Tre linja të rëndësishme defekti sizmik përshkojnë Stambollin, që qëndron ne mes te Evropës dhe Azisë.

“Tërmeti me të vërtetë ka tundur në fillim dhe pastaj ka vazhduar, mbase u duk keshtu sepse ndërtesa është kaq e lartë,” tha Ozge Etcan, 27 vjeç, një punonjës në një firmë financiare në distriktin Levent të Stambollit, ku turmat u mblodhën jashtë si pasoje .

Dridhja ishte në një thellësi prej 12.6 km, tha Instituti i Kërkimeve të Termeteve dhe Observatori Kandilli, duke lokalizuar epiqendrën e tij 70 km (44 milje) në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri.Goditi në 1:59 p.m. (1059 GMT).

Si observatori ashtu dhe Mbikqyresi Gjeologjik i Sh.B.A-së vlerësuan magnitudën e tij në 5.7.

“Përkundër këtij tërmeti që ka një magnitudë që mund të konsiderohet serioze, ne nuk kemi marrë ende lajme zemërthyera, vetëm per disa dëmtime të vogla,” tha Presidenti Tayip Erdogan në një konferencë për shtyp.

Ai tha se tetë persona ishin trajtuar për lëndime të lehta, por nuk dha detaje të tjera.

Seksioni i lartë i një minareje ishte shembur në xhaminë qendrore në distriktin Avcilar të Stambollit, afër detit Marmara, treguan pamjet e CNN Turk.

Një minare tjetër u rrëzua në distriktin Sariyer të qytetit, tha qendra e bashkisë për koordinimin e fatkeqësive.

“Do të ketë tronditje te mëpasshme te këtij tërmeti. Ajo që ne kërkojmë nga qytetarët është që ata të mos hyjnë në ndërtesa të dëmtuara,” i tha Reuters Murat Nurlu, kreu i departamentit të tërmetit në Drejtorinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi (AFAD).

DISA NDERTESA TE DEMTUARA

Te cara u shfaqën në disa ndërtesa në të gjithë qytetin. Dy prej tyre në distriktet Sultangazi dhe Eyup ishin dëmtuar, tha AFAD në një deklaratë, duke regjistruar tërmetin ne magnituden 5.8.

Përdoruesit e telefonave celularë kishin vështirësi të bënin thirrje menjëherë pas tërmetit. AFAD tha se puna po vazhdonte për të zgjidhur problemin në komunikimet.

Epiqendra ishte 22 km larg zonës më të afërt të banuar Silivri, tha AFAD. Ajo tha që kishte pasur 28 pasgoditje, më e forta prej të cilave kishte një magnitudë prej 4.1.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se shkollat fillore dhe të mesme ishin urdhëruar të mbyllen për pjesën e mbetur të ditës.