Kalaja e Gaziantepit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Turqi, është shembur pas tërmetit të fuqishëm dhe pasgoditjeve që tronditën jugun e vendit mëngjesin e të hënës.

 “Disa nga bastionet në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të Kalasë historike të Gaziantepit në rrethin qendror të Şahinbeut u shkatërruan nga tërmeti”, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu”.

Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si kullë vrojtimi në periudhën romake në shekujt II-IV pas Krishtit dhe u zgjerua me kalimin e kohës.

Ajo mori formën e saj aktuale midis viteve 527-565 pas Krishtit gjatë periudhës së Perandorit Bizantin Justiniani.