Një tërmet prej 3.6 ballë ka goditur ishullin Ischia në birgjet e Napolit, të hënën në mbrëmje- thanë zyrtarët italianë. Deri tani njoftohet se janë shembur disa ndërtesa.

Banorët dhe turistët në ishull vrapuan nëpër rrugë. Imazhet televizive dëshmuan se rreth gjashtë ndërtesa në qytetin e Casamicciola, gjithashtu edhe një kishë, janë shembur.

Raportimet nga televizionet thonë se ndërtesat siç duket kanë qenë të banuara dhe një numër njerëz janë të zhdukur.

Ka raportime se një numër njerëzish janë plagosur gjatë tërmetit, i cili goditi në pikën më të lartë të sezonit turistik. Spitali i ishullit është evakuuar.

Veritas.com.al/