Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6,7 të shkallës Righter i cili goditi detin Egje, ka bërë që të gjithë turistët që ishin në Turqi apo në ishujt grekë, të kalojnë natën në rrugë pasi vetëm aty mund të ndiheshin të sigurt, ata kanë marrë dyshekët e hoteleve dhe janë shtrirë në rrugë.

Sipas ‘Daily Mail’, turistët anglezë, gjermanë, holandezë dhe rusë janë më të shumtit që zgjedhin të pushojnë në këta ishuj gjatë kësaj periudhe.

Nga raportimet deri më tani nga tërmeti kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë 120 të plagosur, ndërkohë kërkimet në rrënoja vazhdojnë.

Veritas.com.al/