Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot do të niset një mision shpëtimi drejt Turqisë. 

Shqipëria është gati për të ofruar ndihmën e saj me çfarë të ketë mundësi për të qenë sa më pranë Turqisë dhe Sirisë, dy vendet që u prekën nga një tërmet fatal. Ky ka qenë mesazhi i ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçkës e cila së bashku me personazhë të tjerë të politikës shqiptare, shprehen ngushëllimet për viktimat dhe civilët e plagosur.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, ku mbi 800 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 3000 të plagosur.
“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Begaj.