Dymbëshejetë persona janë arrestuar pas sulmit terrorist në Londër, i cili la shtatë të vdekur dhe 48 të plagosur.

Arrestimi në Barking, leindje e Londrës, vazhdoi pas bastisjes së një apartamenti qëi i përkiste njërit nga terroristët.

Një furgon i bardhë sulmoi qytetarët në një rrugë këmbësorësh në Londër rreth orës 22.00 të të shtunës; pastaj tre burra dolën nga makina dhe nisën të rrahin e të therin njerëz afër Borough Market. Të tre u qëlluan për vdekje nga policia.

Duke dënuar sulmin, Theresa May tha se “është koha të themi mjaft është mjaft”.

Sipas fqinjëve, një nga sulmuesit kishte jetuar tre deri katër vjet aty pranë dhe ishte martuar e me dy fëmijë.

Ky ishte sulmi i tretë terrorist në Mbretërinë e Bashkuar përgajtë tre muajve; duke numëruar sulmin me makinë dhe me thikë ku vdiqen pesë persona në Mars në Ëestminster dhe shpërthimin me bombë para dy javësh, në të cilin u vranë 22 vetë.

/Veritas.com.al/