(FOTO: Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë)/ 

Viktor Orban, kryeministri konservator hungarez, e përshkroi sulmin e mbrëmshëm në Berlin si një goditje ndaj vlerave të krishtera.

“Dje, jo vetëm qytetarët e Berlinit, por e gjithë Evropa dhe vlerat tona të përbashkëta të krishtera morën një goditje”, shkruan Orban në një letër për kancelaren gjermane, Angela Merkel, sipas agjencisë hungareze të lajmeve, MTI.

Në letër, Orban gjithashtu dënoi çdo formë të terrorizmit dhe dhunës dhe kërkoi të punojë me Gjermaninë në interes të sigurisë evropiane.

Vitin e kaluar, pasi kriza e migrimit arriti kulmin në Evropë, Orban u shfaq si një zë kryesor, i cili kërkoi që të ndalohet fluksi i pakontrolluar i  njerëzve. Ai kritikoi ashpër politikën e “kufijve të hapur” të Merkelit si një ftesë për emigrantët kryesisht islamikë.

/Veritas..com.al/