Shteti i Texas i Shteteve të Bashkuara po transferon trupat e Gardës Kombëtare në kufi me Meksikën menjëherë pas thirrjes nga presidenti Trump.

Një zëdhënës i Gardës tha se një personel prej 250 vetësh do të dërgohen për të partulluar zonën brenda 72 orëve të ardhshme.

Arizona gjithashtu po planifikon të zhvendosë atje 150 trupa javën që vjen.

Presidenti Trump thotë se do që të dërgojë deri 4,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të siguruar kifijtë me Meksikën, derisa të përfundojë ndërtimi i murit.

Shteteve të  Neë Mexico dhe California u është kërkuar që të ndërmarrin të njëjtin veprim si Texas dhe Arizona.

Gjithashtu, ditën e premte, presidenti i Shteteve të Bashkuara, shpalli planin e dyfishtë “kap dhe liro” si pjesë e politikave të tij strikte mbi emigracionin.

Zoti Trump do që emigrantët ilegalë të mbahën si të ndaluar në pritje derisa të deportohen, në vend që të lihen menjëherë të lirë.

Ai i kërkoi Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara listën e detajuar dhe lehtësira të tjera që  do të nevojiten në këtë aksion.

Veritas.com.al/