Mes debateve të shumta për lidhjet e vendeve të Ballkanit ;perëndimor me Rusinë dhe ndikimin Rus në rajon, presidenti i Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Rusisë, Medvedev të vendoset një komunikim” mes dy vendeve. Ngjarja ka ndodhur sot në Ankara, Turqi, gjatë ceremonisë për ianugurimin e pushtetit presidencial të Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit që ka pasur me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka kërkuar që të vendoset një komunikim fillestar midis dy vendeve.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.

Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.