Thomas Markle mungoi ne martesën e Harryt me vajzën e tij Meghan, sepse  ishte i sëmurë, por në transmetimin e intervistës se tij të parë që nga ceremonia e ndritshme zbuloi detajet e bisedave që kishte mbajtur me dhëndrin e tij mbretëror.

“Unë isha duke u ankuar se nuk e pëlqeja Donald Trump. Ai tha “Jepi Donald Trump-it një shans”. Unë kam një lloj mospajtimi me këtë, por unë ende e dua Harryn”, tha Markle për Good Morning Britain të ITV-së në intervistën e tij të parë të transmetuar qe nga dasma mbretërore.

Markle, 73 vjeç, tha se i kishte folur Harryit me telefon në muajt para dasmës kur princi i kishte thënë se ishte “i hapur për eksperimentin” e Brexit.

Sipas kushtetutës së pashkruar të Britanisë, familjes mbretërore britanike i takon të përmbahet për te shprehur ndonjë pikëpamje publike për politikën apo politikanët.

Pallati Kensington, i cili flet për Harry dhe vëllain e tij William, nuk pranoi të komentojë mbi intervistën, megjithëse deklaratat e babait të Meghanit mund të sjellin shqetësim në familjen mbretërore që i përmbahet fort qëndrimeve të saj politikisht neutrale.

Në ditët që çuan në martesën e 19 majit të Meghanit, 36 vjeç dhe Harry, 33 vjeç, i gjashti në radhën  për në fron, Markle dha deklaratën me kontradiktore te dhënë ndonjëherë në një faqe interneti të lajmeve amerikane në lidhje me atë nëse ai do të merrte pjesë.

Veritas.com.al/