(FOTO: Kopertina e TIME me portretin e Donald Trump si Njeriu i Vitit)

Revista TIME ka seleksionuar Donald Trump si  “Njeriu i Vitit’ . Lajmi është dhënë të Martën nga vetë Revista TIME në spektaklin “Today”.

Donald Trump ka pasur marrëdhënie të ngrira me revistën Time. Pavarësisht nga historitë me foto me shqiponjën “amerikane” kokëbardhë, në raste të shumta fushata e Trump ishte përshkruar si një betejë “e shkrirë” dhe e pa fat.

Nancy Gibbs nga Revista TIME, tha në  “Today show” se nuk ishte e vështirë të zgjedhësh Donald Trump si “Njeri i Vitit”

“Kur kemi parë ne një njeri si ky që sfidon pritshmërinë, thyen rregullat, shkel normat, mund jo vetëm një  por dy partitë kryesore dhe fiton zgjedhjet duke përballur edhe 100-1 thashethemet kundër tij?”- pyeti Gibbs.

Trump i ftuar në  diskutimin në  “Today show” rreth vendimit të TIME, e quajti “nder të madh” titullin e dhënë nga Revista dhe tha se ishte rritur duke lexuar TIME.

Hillary Clinton u zgjodh si numri dy i vitit.

/Veritas.com.al/