Tirana eshte shnderruar ne nje vater te nxehte te koronavirusit ne vend. Nderkohe qe situata dukej prej ditesh e qete, rastet e sotme rikthejne friken ne vend.

Nga 25 rastet e reja pozitive te konfirmuar ne vend ne 24 oret e fundit, 24 perosna pozitive me koronavirus jane vetem ne Tirane.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë”- njoftoi Ministria e Shendetesise.

Sipas saj, ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë”, theksoi MSh, duke shtuar se rasti tjeter i konfirmuar eshte ne Durres.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1