(FOTO: Clint Eastwood)/    

Tom Hanks tha se Eastwood  i ka “poshtëruar si në ferr” në xhirimet  e “Njollës” dhe i ka trajtuar aktorët e tij “si kuaj”. Ai tha se kurrë nuk ka provuar të punojë nën këtë “terror pune”.

Në veprimin e përditshëm, Clint Eastwood është një mjeshtër i heshtur dhe i nënkuptueshëm. Në filmin e tij “Man With No Name”, ose edhe në “Dirty Harry” mjaftonte një lëvizje vetulle dhe kjo ishte e mjaftueshme që t’i fustë aktorët në panik, t’u krijonte dyshim te vetja.

Ose edhe një nxjerrje gjuhe ishte e mjaftueshme që personi përballë të dukej se ishte një njeri i vdekur që ecte me këmbët e veta.

Kështu që nuk ishte ndonjë e papritur që sjelljet e pazakonta të Eastwood në stilin regjisorial e bënë Tom Hanks nervoz në ekstrem në setin katastrofik  “true- life” të filmit “Sully”.

“Ju, sigurisht nuk keni dëshirë për këtë pamje të Eastwood”, tha Tom Hanks për “Graham Norton” në një show që u transmetua në ekranin e BBC me datë 25 Nëntor.

“Ai i trajton aktorët si kuaj; e them këtë, sepse kur po bënte serinë e 60 të “Rawhide” (Lëkurë ë paregjur), sapo regjisori mbyllte tabelën “‘Action!’ të gjithë kuajt suleshin.

Kur është në punë me ngarkesë, dmth., që e ka punën në vijë, çuditërisht bëhet shumë i heshtur dhe flet me zë të ulët: “Në rregull, ne rregull… Vazhdoni”; dhe në vend që të thotë “Preje”, ai thotë “Kjo është mjaft për tani’. Por na poshtëron si ferri”, thotë Hanks.

Ddhe sigurisht, sjelljet e buta dhe metodat jo-ortodokse, zbehen në krahasim me sjelljen e disa nga kolegë të tij në Hollyoood. Ata janë vërtetë titanë që vendosin tiraninë hollywoodiane.

/Veritas.com.al/