Para një ore mediat njoftuan vdekjen e aktivistit të famshëm amerikan kundër Luftës, Tom Hayden Hayden vdiq në moshën 76 vjeç, në shtëpinë e tij në Santa Monica. Gazeta Los Angeles Time raportoi online se vdekja e Hayden erdhi pas një sëmundjeje të gjatë.

Tom Hayden ka qenë anëtar i grupit të famshëm “Chicago seven” i cili u përfol dhe u kallëzua për konspiracion mbi Luftën në Vietnam në vitin 1968. Hayden dhe Grupi  ishin vendosmërisht kundër asaj lufte. Aktualisht ai ishte i liruar nga çdo akuzë.

Më vonë Hayden shërbeu për  gati dy dekada në Asamblenë e Shtetit të California dhe në Senat. Ishte martuar me aktoren Jane Fonda që nga viti 1973 deri në vitin 1990.

/ Veritas.com.al/