Deputeti Tom Doshi pasi lexoi mediat oinline se ambasada e SHBa në Tiranë I ka ndaluar hyrjen në Amerikë me gjithë familje, në një reagim të tij deklaroi se nuk ishte i informuar në lidhje me vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA familjarisht. Doshi tha se është një nga taksapaguesit më të mëdhenj dhe nuk është i përfshirë në korrupsion.

“Jam i pafajshëm, paguaj taksat dhe nuk jam i përfshirë në akte korruptive”, tha Doshi në një reagim për mediat, pak minuta pas publikimit të vendimit të DASH.

Zoti Doshi theksoi se është në rregull me shtetin dhe me ligjin. Deputeti tha se ka pasur akuza në drejtim të tij, por atë e ka votuar populli.

“Gruaja dhe fëmijët janë nënshtetas australianë, nuk kanë nevojë për viza”, sqaroi Doshi në reagimin e tij.

Sipas deputetit, që të bësh korrupsion duhet të jesh ministër ose Kryeministër, duke shtuar se ai nuk ka qenë asnjëherë në funksione të tilla, por thjesht deputet.

“Kam kërkuar të pajisem me vizë kur isha në hetim dhe më kanë thënë merr një letër nga prokuroria. Nuk më ka njoftuar kush se më është ndaluar hyrja në SHBA. Kur të më njoftojnë zyrtarisht do të kërkojë edhe sqarimet”, tha Doshi.

Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Veritas.com.al/