Ish kryeministri Tony Blair ka bërë thirrje para britanikëve mbështetës të BE kundër Brexit që të “ngrihen” kundër Brexit gjatë një fjalimi të mbajtur sot, e Premte, duke insistuar se “misioni” i tyre është të të bindin publikun që t’u ndryshojë mendjen.

Blair insistoi se vota publike për t’u larguar nga Bashkimi Europian bazohet në “njohuri jo perfekt” dhe se ata “kanë të drejtë që të ndryshojnë mendje”.

Në një fjalim në grupin “Open Britain” i formuar nga fushata e dështuar për të “qëndruar” në BE gjatë referendumit, ish kryeministri iu bëri thirrje EuroFilëve që të rezistojnë përballë përpjekjeve të qeverisë “Brexit me çdo çmim” ,i cili sipas “dëm real” në Britani.

“Njerëzit votuan pa njohuri mbi të vërtetën e termave të Brexit. Në momentin që këto terma u bënë të qartë, njerëzit kanë të drejtë të ndryshojnë mendje”- tha ai.

“Është misioni ynë që t’i bindim për ta bërë këtë”

Ai gjithashtu akuzoi kryeministren Theresa May se po drejton një qeveri “një- qëllimshme” e “dominuar nga Brexit dhe iu bëri thirrje mbështetësve që të të parandalojnë do të ashtuquajtur “Hard Brexit”, ku Britanikët jetojnë në një Treg të Vetëm, pavarësisht shteteve të tjerë të BE.

/Veritas.com.al/