Veritas.com.al/

Kryetarja e re e Bashkisë së Torinos ka bërë të ditur se ka plane për ta shndërruar atë në qytet vegjetarian – madje shpall edhe një ditë në javë me mish gratis. Por në një rajon mishngrënësish dhe me një kulturë kulinarie tejet të pasur, këto plane kanë shkaktuar përçarje në popull.

Eshtë mesditë, dhe mishi është mbret në pazarin e ushqimeve të Torinos, Porta Palazzo, që gëlon nga blerësit: mish viçi, sallam dhe proshuta me çmime oferte. Blerja e mishit është një ritual i përditëshëm në kryeqytetin e Piemontes, një rajon i Italisë me një histori të pasur kulinarie – por kjo mund të ndryshojë nga sot e tutje.

Në verë, kryetarja e re e Bashkisë Chiara Appendino – nga lëvizja populiste e Pesë Yjeve (M5S) –njoftoi se ka plane ta shndërrojë Torinon në qytetin e parë vegjetarian të Italisë.  E pikësëpari janë ndërtimi i projekteve  edukuese nëpër shkolla për t’u mësuar nxënësve gjithçka që lidhet me mbrojtjen e kafshëve, shëndetin dhe ushqimin. Në planet e saj janë edhe krijimi i një harte vegjetariane të qytetit për turistët dhe futjen e praktikës së ditës me mish gratis.

“Promovimi i ushqimit vegjetarian dhe dietave vegjetariane është një akt thelbësor në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon, shëndetit të qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së kafshëve në rajonin tonë *…*  Ekspertë të njohur të të politikave mjekësore, ushqimore, do të mësojnë fëmijët se si të hanë mirë e njëherësh të mbrojnë të drejtat e tokës dhe kafshëve” 

Por këto plane po nxisin përçarje. Ndërsa ambientalistët dhe vegjetarianët i mirëpresin ato, të tjerët i kundërshtojnë sepse ato bien ndesh me traditat e kulinarisë së rajonit. E para ndër ta është shoqata e kasapëve lokalë të cilët e akuzojnë kryetaren e bashkisë se po favorizon vetëm një formë të ushqyeri dhe nuk janë dakord me ditën e mishit gratis.

Negative është përgjigjja edhe e shitësve të Porta Palazzo-s, pazarit të mishit që funksionon që nga shekulli i 19-, ku tregtohen produktet e mishit të fermave të ndryshme rreth e qark qytetit.

Në mbrojtje të kësaj kategori, Egidio Dansero, akademik, profesor i Politikave kulturore në Universitetin e Torinos, thotë: “Ky mund të jetë një hap vërtet pozitiv nga pikëpamja kulturore dhe ekonomike. Ne mund t’i përdorim të dyja dietat. Sepse ne jemi një qytet i njohur për kulinari të pasur, jemi shtëpia e ‘Eataly’-së dhe e lëvizjes së “slow food”-it, ndaj unë besoj se mund të kemi një impakt të madh në kulturën ushqimore dhe edukimin brenda dhe jashtë Torinos.” 

Vegjetarizmi është rritur gradualisht në Itali: sipas Institurit italian të kërkimeve, Euripses, 1% e popullsisë taliane në 2016 janë vegjetarianë. Ka një rritje vetëm prej 0.4% nga viti i kaluar. Ritmet e rritjes janë ndër më të ulëtat në botë.

Çka nuk premton për sukses, çfarëdo që të bëjnë politikat “vegjetarianizuese” të kryebashkiakes.

/Veritas.com.al/